Pas përhapjes së variantit të ri të Covid, Delta pritet që Maqedonia e Veriut të rikthejë një pjesë të masave kufizuese në kufi.
Mediat bëjne me dije se ka shkuar në 10 numri i rasteve të konfirmuara me variantin Delta në vendin fqinj.
Ekspertët e sëmundjeve infective pritrt që deri në fund të javës të mblidhen dhe të vendosin në lidhje me masat e reja kufizese në kufi për hyrje në vend, nëse do të kërkohet test PCR, vërtetim për vaksinim ose për kalim të COVID-19.
Nëse vendosen masa, të njëjtat do të vlejnë edhe për shtetasit e RMV-së të cilët kthehen në vend nga shtetet tjera.
“Nëse kjo vendoset pasi ka vlerë epidemiologjike, do të vlejë për të gjithë”, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe./abcnews.al