Maqedonia do të marrë 100,000 vaksina ruse “Sputnik”. Kryeministri Zaev deklaroi se ka firmosur marrëveshjen dhe se nuk po kursen asnjë variant që ekziston si mundësi për furnizim me vaksina.
“Mbrëmë vonë bashkë me ministrin FIlipçe mora informacione se kemi kapacitet bazuar në planin nga marrëveshjet e kyçura dhe avanset e paguara të bëjmë porosi plotësuese prej 100,000 nga vaksina e re e cila definitiv do ta plotësonte planin gjithëpërfshirës.
Dhashë udhëzime, bazuar në atë se kemi kapacitet për 100,000 vaksina plotësuese, porosia të bëhet nga Sputnik.
Gjithçka që ekziston për vaksinën e bëmë. Bëmë porosi, marrëveshje dhe vendosëm kontakte. E gjithë kjo me qëllimin e vetëm që procesi i vaksinimit të mos ndërpritet dhe të vazhdojë me dinamikën e paraparë” tha Zaev.
Në Maqedoni vaksinimi nis në 17 shkurt me 4680 doza të kompanisë “Pfizer”, që ia dhuroi Serbia.
Përpos vaksinave ruse, Shkupi pret edhe 200,000 doza kineze në fillim të muajit mars. Të parët që janë vaksinuar në Maqedoni ashtu si në cdo vend tjetër të botës që ka siguruar vaksinën janë punonjësit e spitalit që janë në vijën e parë me rrezikun./ db/ Abcnews.al