Maqedonia merr dozat e para të vaksinave nga Serbia, Zaev: Të kënaqur që do fillojmë me imunizim

schedule11:15 - 14 Shkurt, 2021

schedule 11:15 - 14 Shkurt, 2021

Këtë të dielë kanë mbërritur në Maqedoninë e veriut dozat e para të vaksinës anti Covid të dhuruara nga Serbia. Autoritetet serbe kanë dorëzuar në Maqedoni, 4,680 vaksina të kompanisë Pfizer/BioNtech nga rreth 8 mijë sa janë premtuar nga autoritetet serbe.

Dërgesa duhej të arrinte të hënën por ishte shtyrë për shkak shkaqe teknike, për shkak të harmonizimit të dokumentacionit teknik dhe kërkesave të kompanisë amerikane.

“Kjo ngjarje është rezultat i miqësisë dhe mbështetjes së ndërsjellë midis dy shteteve tona, si dhe mirëkuptimit me situatën në të cilën ndodhet e gjithë bota.Si shprehje e një veprimi miqësie, Serbia dhe populli serb sot na dhuruan disa nga vaksinat e tyre për njerëzit e Maqedonisë së Veriut. Pakoja prej 4680 vaksinash, nga gjithsej 8,000, është shprehje e një dore miqësore dhe ndihme për qytetarët maqedonas derisa të vijnë vaksinat që kemi porositur “,  ka thënë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në vendkalimin kufitar Tabanovc.

Ndërkohë nga ana tjetër presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha se shpreson që këto vaksina do të shpëtojnë jetë njerëzish ndërsa shprehu besimin se dy shtetet do të arrijnë me sukses të përballen me pandeminë.

Serbia nuk ka interes tjetër përveç se të tregojë miqësi me popullin dhe shtetin maqedonas. Kjo është dhurata më e zakonshme, për të cilën jemi të sigurt që do të na bënit edhe ju. Një mik i vërtetë është ai që ju ndihmon kur jeni në telashe. Shpresoj që vaksinat të jenë në dispozicion të mjekëve të që janë në radhët e para të përballjes me pandeminë”, është shprehur Vuçiç.

Edhe Bullgaria i kishte premtuar Maqedonisë së Veriut donacion prej rreth 5 mijë vaksinave por ato nuk kanë mundur ende të arrijnë për shkak të pengesave teknike, kryesisht mos aprovimit nga kompania Pfizer.

Maqedonia e Veriut është në pritje edhe të 200 mijë vaksinave nga Kina për çka edhe është nënshkruar marrëveshje me prodhuesin kinez “Sinofarm”.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!