Maqedonia kërkon ekspertë nga NATO e BE për të hetuar shkaqet e zjarrit në spitalin në Tetovë

schedule13:46 - 9 Shtator, 2021

schedule 13:46 - 9 Shtator, 2021

Maqedonia e Veriut do të kërkojë ekspertë nga NATO dhe BE, për të hetuar lidhur me tragjedinë e ndodhur në spitalin covid në Tetovë.

Ka qenë zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi deklaroi se në mbledhjen e sotme të Qeverisë është vendosur që të kërkohet ndihmë nga vendet anëtare të BE-së dhe NATO-s, për ekspert të cilët do të ndihmonin që të zbulohen sa më shpejtë shkaqet e zjarrit, që për pasoj la 14 viktima dhe 12 të lënduar.

“Si qeveri kemi pranuar shumë telefonata dhe oferta për ndihmë nga vendet fqinje por edhe nga NATO-ja dhe vendet tjera anëtare të BE-së. Vendosëm që të pranojmë ekspert nga këto vende që të zbulojmë sa më shpejtë shkaqet e zjarrit. Sot kemi dorëzuar kërkesë për ekspertët dhe është çështje e ditës se kur ata mund të vijnë dhe të shqyrtojnë provat të cilat i ka marrë forenzika dhe MPB-ja”, tha Artan Grubi, zëvendëskryeministër. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!