Maqedonia e Veriut voton qeverinë e re, Zaev: Sfida e parë ballafaqimi me Covid-19

schedule14:03 - 29 Gusht, 2020

schedule 14:03 - 29 Gusht, 2020

Në Maqedoninë e Veriut këtë të shtunë pritet që Kuvendi të votojë qeverinë e re.

Para deputetëve është propozimi i mandatarit Zoran Zaev për qeveri të re, ndërsa afati i fundit për votimin  eqeverisë është deri nesër në mesnatë.

Në fillim të seancës Zaev u shpreh se një nga detyrat e para me të cilat do të përballet qeveria e re do të jetë ballafaqimi me krizën e shkaktuar nga koronavirusi Kovid-19.

Si kryeministër bashkë me kabinetin do të dëshmojmë se mundemi, mundemi edhe më shumë edhe më mirë. Shteti jonë dhe e gjithë bota tanimë në një kohë të gjatë po gjendemi në një situatë jo të lakmueshme të shkaktuar nga koronavirusi Kovid-19. Andaj me formimin e kësaj qeverie e para që do të bëjmë është të ballafaqohemi me krizën e shkaktuar nga koronavirusi Covid-19”, ka thënë ai.

Ndërkaq për zgjedhjen e qeverisë së re nevojitet shumicë e thjeshtë prej 61 deputetë, ndërsa koalicioni ‘Mundemi’ bashkërisht me BDI-në dhe PDSH-në ka shumicën prej 62 votave.

Nga OBRM-PDUKM u shprehën se do të votojnë kundër përzgjedhjet së qeverisë së re.

Numri i vendeve ministrore në Qeverinë e re është zvogëluar prej 26 në 19 vende ministrore. /abcnews.al