Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Maqedonia e Veriut vendos të heqë testin PCR për Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë

schedule16:00 - 6 Tetor, 2020

schedule 16:00 - 6 Tetor, 2020

Maqedonia e Veriut do të hapë nga data 12 tetor kufirin pa test PCR. Lajmin e ka dhënë zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

Ai shkruan se nga data 12 tetor Shkupi do të hapë kufijtë kufijtë për Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë. Kështu qytetarët e rajonit mund të hyjnë lirisht në Maqedoninë e Veriut pas test PCR. Vendimi i miratuar ditën e sotme nga qeveria ishte propozuar nga Komisioni për Sëmundje Infektive.

Grubi theksoi kufijtë duhet të liberalizohen nga shembulli i kufinjve midis Kosovës dhe Shqipërisë, të cilat janë të hapura dhe se deri tani ka pasur lëvizje të jashtëzakonshme midis dy vendeve dhe në veçanti në sezonin turistik.



Për zëvendëskryeministrin e parë Grubi transmetimi i infektimeve me Covid -19 nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas ishte minimal dhe ky shembull do duhet t’i shërbejë edhe Maqedonisë së Veriut./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!