Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Maqedonia e Veriut siguron me ndihmën e BE-së siguron “Remdesivir”

schedule10:16 - 14 Tetor, 2020

schedule 10:16 - 14 Tetor, 2020

Ministria e Shëndetësisë informon se Maqedonia e Veriut me ndihmën e Bashkimit evropian do të sigurojë ilaçin “Remdesivir”, i cili shërben për të trajtuar pacientët me COVID-19.

Mediat vendase bëjnë me dije se MSH thekson se Komisioni Evropian ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë farmaceutike “Gilead” për blerjen e 500.000 dozave nga “Veklury”  emri brend i ilaçit “Remdesivir”, me mundësinë për rritjen e sasive.

“Marrëveshje e përbashkët për blerje është nënshkruar nga 36 vende, duke përfshirë vendet e BE-së, Norvegjinë dhe Islandën, Mbretërinë e Bashkuar dhe gjashtë vendet kandidate për në BE, që përveç Maqedonisë së Veriut janë edhe Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi, dhe Bosnja e Hercegovina”, thonë nga MSH.



Më tej thonë se kjo është hera e gjashtë e zbatimit me sukses të procedurës së blerjes së ilaçeve.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut përmes Studimit klinik të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tashmë e posedon ilaçin “Remdesivir”, ndërsa me këtë do të sigurohen sasi shtesë nga i njëjti ilaç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!