Qeveria e Maqedonisë së Veriut këtë të martë në mbledhjen e sja të radhës ka shpallur gjendje krize në sektorin e energjetikës, në afat prej 30 ditëve.
Lajmin për shpalljen e krizës energjitike e ka dhënë ministri Kreshnik Bekteshi.
Ndër të tjera ai ka thënë se sot nuk janë miratuar masa restriktive të cilat do të ndikojnë negativisht në jetën e qytetarëve.
“Kjo për shkak të kapacitetit të prodhimit vendor, por edhe rritjes së çmimit në bursat botërore. Por edhe që Qeveria të ndikoj pozitivisht me mjete buxhetore në përmirësimin e funksionimit të kompanive energjetike në RMV në këtë rast Centralet e Maqedonisë së Veriut dhe MEPSO. Kjo me të vetmin qëllim që të rrisim likuiditetin e tyre dhe me siguri që të përmirësojmë sistemin elektro-energjetik në vend. Masa restriktive për momentin nuk do të ketë, për momentin as nuk janë parashikuar”, ka thënë Bekteshi. /abcnews.al