Maqedonia e Veriut pritet të mbyllë sërish kufijtë me Kosovën dhe Serbinë

schedule21:41 - 2 Korrik, 2020

schedule 21:41 - 2 Korrik, 2020

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut këtë të enjete ka bërë me dije se për shkak të zhvillimeve të fundit lidhur me gjendjen me koronavirusin në fqinjësi, pritet që nesër komisioni për Sëmundje Infektive në mbledhje të shqyrtojë vendosjen eventuale të regjimit në kufirin me Serbinë dhe Kosovën.

Komisioni për Sëmundje Infektive në mënyrë aktive e vëzhgon situatën epidemiologjike me virusin Korona në vendet fqinje dhe rajon dhe kthimi eventual i masave do të jetë në drejtim të prevenimit të rrezikut potencial ndaj shëndetit të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Pas mbledhjes së Komisionit për Sëmundje Infektive, Ministra e Shëndetësisë do të njoftoj për vendimet e Komisionit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!