Maqedonia e Veriut ngjyroset kuqezi, Shkëndija e Tetovës fiton titullin kampion

schedule14:55 - 25 Prill, 2021

schedule 14:55 - 25 Prill, 2021

Shkëndija e Tetovës është zyrtarisht kampione e Maqedonisë së Veriut. Kuqezinjtë konfirmohen ekipi më i mirë në Maqedoni dhe ia dalin të fitojnë titullin kampion për herë të katërt në histori.

Skuadra e Ernest Gjokës mposhti 3-1 Borec. Ekipi mik mbylli pjesën e parë në avantazh falë autogolit të Bejtulahit, ndërsa Shkëndija përmbysi gjithçka në pjesën e dytë.

 

Rezultatet e sotme

Mevlan Murati, Besart Ibraimi dhe Rubin Hebaj shënuan golat e fitores për Shkëndijën, që realizon objektivin e madh sezonal katër javë përpara fundit të kampionatit (+13 pikë).

Vendi i dytë për Shkupin, që triumfoi 2-0 në kryeqytet kundër Rabotnickit, falë golave të Cvetanoskit dhe Isenit. Struga Trim Lum arriti një fitore të madhe në fushën e Makedonija GP, rival direkt për një post në Europa League.

? We are the Champions ?
#Shkëndija ?⚫

Posted by KF Shkëndija on Sunday, 25 April 2021

Skuadra shqiptare fitoi 2-3 dhe ndodhet vetëm një pikë larg vendit të tretë. Vendasit po kryesonin 2-0 deri në minutën e 84-t, por Struga kreu një përmbysje të çmendur dhe siguroi tre pikë fantastike.

Humbje pësoi Renova, skuadra tjetër nga Tetova. Ekipi po garon për mbijetesën dhe sot doli pa pikë nga përballja jashtë fushe me Pelister, që fitoi minimalisht 1-0. /abcnews.al