Maqedonia e Veriut, në zgjedhje/ Nesër balotazhi presidencial dhe zgjedhjet e përgjithshme

schedule12:36 - 7 Maj, 2024

schedule 12:36 - 7 Maj, 2024

Të mërkurën, në Maqedoninë e Veriut zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale. Gazetarja Linda Karadaku, e cila ndodhet në Shkup për të ndjekur nga afër procesin që do të mbahet ditën e nesërme, thotë se këto zgjedhje do të përcaktojnë rrugën që do të ndjekë MV.

Në balotazh janë Stevo Pendarovksi nga LSDM dhe Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE, e cila fitoi bindshëm në raundin e 24 prillit. Njëra nga partitë në garë duhet të sigurojë shumicë votash ose të paktën 61 vende në parlament në të kundërt qeveria e re do të formohet përmes një koalicioni.

Shqiptarët kanë dy opsione në këto zgjedhje, të votojnë për koalicionin Fronti Europian me në krye me BDI-në dhe koalicionin VLEN.

“Rruga është drejt afrimit të vendit me BE. A do të miratohen ndryshimet kushtetuese që janë parakusht për ecjen përpara të MV drejt BE. Rruga tjetër është pa krye që të çon drejt Moskës. Është ky udhëkryq për të cilin qytetarët e MV duhet të vendosin nesër. Edhe koalicionet janë ndarë kështu. Kemi Frontin Evropian të Ali Ahmetit dhe koalicionin Vlen që është në komunikim me VMRO-DPMNE, partia e dytë më e madhe maqedonase, retorika e së cilës nuk të çon drejt BE. Problemi ishte miratimi i ndryshimeve kushtetuese, parakusht për anëtarësimin në BE. Këto ndryshime nuk u miratuan nga VMRO, ishte partia që i pengoi ato. Deputetët e saj nuk votuan për të, parti e cila është shprehur marrëveshjes së Prespës, marrëveshjes me Bullgarinë në parim kundër ndryshimeve kushtetuese. Dita e nesërme do të vendosë nëse gjërat do të shkojnë në rrugën evropiane apo do të kemi një prapakthehu.”, raportoi gazetarja./abcnews.al