Qeveria e Maqedonisë së Veriut në kuadër të masave të shtuara për parandalimin e përhapjes së koronavirusit ka mbyllur kufirinme Shqipërinë.
Në vendimin më të fundit të qeverisë është vendosur mbyllja e kufirit Bllatë, Xhepishtë-Trebishtë në drejtim të Shqipërisë. Gjithashtru është mbyllur edhe qendra e skijimit në Mavrovë.
Ndër të tjera qeveria maqedonase ka për ndalesë dhe regjim të posaçëm për lëvizje në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë, me ç’ka rregullohet hyrja dhe dalja nga këto komuna, si dhe masa për regjim të posaçëm të lëvizjes së banorëve brenda në këto komuna. /abcnews.al