Maqedonia e Veriut duke filluar nga dita e nesërme do të hapë të gjitha vendkalimet kufitare në shtet. Mësohet se të huajt do të munden të lëvizin pa pengesë, pa detyrimin e testit dhe karantinë.
Vendimin e mori Qeveria të martën mbi bazë të rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive, Qeveria në seancën e njëjtë mori vendim që më 1 korrik të hapen për qarkullim edhe Aeroporti Ndërkombëtar Shkup dhe ai “Sh. Apostol Pavle” në Ohër.
Kujtojmë se Maqedonia e Veriut gjatë muajit qershor është përballur me një rritje të ndjeshme të rasteve të reja. I lartë po ashtu është edhe numri i viktimave. /abcnews.al