Maqedonia e Veriut do të ndihmojë Greqinë për situatën e zjarreve. Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjank Petrovska sot njoftoi se do të dërgojnë një helikopter që do të ndihmojë në shuarjen e flakëve.
“Maqedonia e Veriut do të dërgojë në Greqi një helikopter për të ndihmuar në ballafaqim me zjarret, ndërsa 30 ushtarakë janë të gatshëm të ndihmojnë nëse paraqitet nevoja.
Së bashku jemi më të fortë, së bashku mund të dalim fitimtarë në luftën kundër këtyre fatkeqësive natyrore!”, njoftoi ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska.

