Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut pritet që së shpejti të vendosin dhe aplikimin e dozës së tretë të vaksinës anti Covid.
Mediat vendase bëjnë me dije se fillimisht pritet që doza e tretë të aplikohet te personat me imunitet të rrezikuar dhe punonjësit shëndetësor, ndërsa për qytetarët vendi ende nuk ka qëndrim të prerë nëse duhet apo jo të imunizohen me dozën e tretë.
Drejtori i Institutit të Imunologjisë në Shkup thotë se te ne, doza e tretë do jetë Pfizer, pavarësisht se me cilën vaksinë paraprakisht janë imunizuar qytetarët.
Pak më shumë efikase rezulton të jetë përzierja e vaksinave të ndryshme. Qëndrimi të cilin e diskutojmë është që doza e tretë të jetë Pfizer. Edhe ata të cilët kanë pranuar vaksinë kineze, edhe ata Pfizer, edhe ata që kanë marrë Sputnik apo Astra&Zeneca, doza e tretë booster do të ishte Pfizer. Këta rekomandime bazohen në hulumtime shkencore të cilët tregojnë së pari se përzierja e vaksinave është e sigurt dhe e dyta se janë efikase”, tha Aleksandar Petliçkovski, Instituti i Imunologjisë në Shkup.
Ndërkohë të anketuarit shprehen të gatshëm të pranojnë dozën e tretë të vaksinës anti Covid derisa ajo rekomandohet nga ana e ekspertëve.
Rekomandimi i autoriteteve është që doza e tretë të pranohet 6 deri 8 muaj pas pranimit të dozës së dytë. Deri më tani në gjithë territorin e vendit me dy doza janë vaksinuar mbi 690.000 qytetarë./abcnews.al