Maqedoni/ Xhaferi: Ndryshimet kushtetuese nga mesi i Janarit

schedule17:23 - 25 Dhjetor, 2018

schedule 17:23 - 25 Dhjetor, 2018

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, u shpreh i bindur se çështja e ndryshimeve kushtetuese lidhur me marrëveshjen me Greqinë do të mbyllet në mes të muajit janar. Sipas tij kjo do të hapë mundësinë që ligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës dhe për përdorimin e gjuhëve, të dërgohen në Gazetën Zyrtare pa nënshkrimin e presidentit Ivanov.


Ligji për shqipen dhe Marrëveshja e Prespës do të shpallen në Gazetën Zyrtare, me ose pa nënshkrimin e Ivanovit, e kur kjo do të ndodhë, është vendim që do ta marrë unë, thotë kryeparlamentari, Talat Xhaferi. Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit Nuk kam nevojë të flasë për asgjë me Ivanovin. Ai ka obligim kushtetues që të firmosë marreveshjen dhe ligjin, por nuk do të pres presidentin e ri për t’i publikuar në Gazetën Zyrtare. Lidhur me ndryshimet kushtetuese, pret që procedura të përfundojë deri më 15 Janar.

Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit Maqedoni: “Seanca është e revokuar në 9 janar dhe unë shpresoj që sipas dinamikës të mbarojë shpejt. Supozimet janë se maksimum deri në 15 janar mbyllet, por nuk do të thotë që do të zgjasi deri me 15 janar. Maskimalisht mund të zgjasë deri 12 ditë sipas rregullave, por nuk besoj se do të harxhohet i ggjithë afati maksimal i debatit. Për këtë arsye mendoj se edhe para datës 15 të përmbyllet votimi i amendamenteve dhe votimi përfundimtar i tyre.”

Xhaferi sot organizoi mengjesin e fundvitit për gazetarët, e vitin që po lëmë pas e konsideroi si të suksesshëm për institucionin që ai e udhëheq./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!