Maqedoni, VMRO-DPMNE thirrje për zgjedhje të parakohshme

schedule21:49 - 28 Janar, 2019

schedule 21:49 - 28 Janar, 2019

Duke iu rikthyer kritikave në adresë të qeverisë, opozita maqedonase e udhëhequr nga VMRO-DPMNE kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Por partia në pushtet LSDM e cilëson kërkesën një përpjekje për bllokimin e proceseve integruese të vendit.

Duke numëruar vërejtjet tashmë të njohura për qeverisjen e kabinetit të Kryeministrit Zaev, sic thanë, në kurriz të interesave kombëtare, shtetërore dhe individuale, opozita kërkoi shpërndarjen e parlamentit.

Nikolla Micevski, VMRO-DPMNE: “VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” din dhe ka kapactete ti zbatojë reformat e nevojshme dhe din si ti korigjojë të gjitha politikat e dëmshme vitet e kaluara. Pikërisht për këtë kërkojmë shpërndarjen e parlamentit të Maqedonisë dhe bashkë me zgjedhjet presidenciale të mbahen edhe ato të parakohshme parlamentare, ku qytetarët do ta rikthejnë shtetin dhe do të vendosin ti udhëheqin njerëz serioz e të ndershëm”.

Opozita ka akuzuar pushtetin dhe për zvarritjen e vendimit, nëse në pranverë të votohet për zgjedhjet presidenciale, ose për përbërje të re të parlamentit, dy vite më herët. Për LSDM-në kjo është edhe një përpjekje për bllokimin e vendit dhe panikë nga anëtarësimi i vendit në NATO.

Kostadin Kostadinov, LSDM:Ai nuk ka kapacitet të ofrojë asgjë të mirë për qytetarët dhe shtetin përvec bllokimeve dhe osbtruksioneve. Mickoski nuk vepron dhe nuk mendon si burrështetas. Është i përkushtuar vetëm për interesin e tij dhe mentorëve të tij antiperëndimor”.

Kostadinov megjithatë nuk përjashtoi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshmne, respektivisht rikujtoi se në partinë e tij ka qëndrime “pro” dhe “kundër” kurse vendimi përfundimtar do të meret deri në fund të javës. Bashkëpartiakët e tij sugjeruan se as i gjithë grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së nuk është unike rreth zgjedhve eventuale të parakohshme. Nga BDI-ja disa herë kanë deklaruar se prioriteti i Maqedonisë për momentin nuk janë zgjedhjet, por përforcimi i ekonomisë dhe plotësimin e reformave, si kushte për fillimin e negociatave para aderuese me BE-në. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!