Maqedoni, miratohen me 80 vota pro ndryshimet kushtetuese

schedule22:25 - 19 Tetor, 2018

schedule 22:25 - 19 Tetor, 2018

Kuvendi i Maqedonisë miratoi mbrëmjen e sotme me 80 vota pro ndryshimet kushtetuese, në kuadër të marrëveshjes së Prespës. Me këtë votim, Kuvendi maqedonas i hapi kështu rrugë ndryshimit të emrit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut.

Ashtu siç kishin raportuar edhe mediat në Maqedoni shumica prej 2/3 u arrit dhe ndryshimet u miratuan me 80 vota pro.

Më herët në mjediset e Parlamentit të Maqedonisë u panë edhe deputetë të opozitës të cilët ishin të akuzuar për ngjarjet e 27 Prillit, e që më pas gjykata i liroi.

Burime të Tv Klan Maqedonisë thonë se ka pasur kontakte intensive, ku janë përfshirë edhe diplomatë të huaj të akredituar në  Shkup, në mënyrë që të sigurohej shumica e nevojshme për implementimin e Marrëveshjes

Në fillim të seancës deputetët e VMRO-së kërkuan që të votohet në mënyrë individuale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!