Kuvendi i Maqedonisë nuk ka arritur të aprovojë propozimin për heqjen e mandatit të deputetit për ish kryeministrin Nikolla Gruevski. Në seancën plenare, vetëm 58 deputetë votuan në mbështetje të këtij propozimi, ndërsa ata që e kundërshtuan ishin 29 ligjvënës. Për të aprovuar heqjen e mandatit të Gruevskikt nevojiteshin 80 vota pro. Tani ish kryeministri maqedonas nuk rrezikohet nga Kuvendi, por vetëm nga Këshilli Penal, i cili deri të hënën do të duhet të deklarohet nëse përfundimisht do ta dërgojë Gruevskin në burg apo jo. Më herët komisioni për mandate i propozoi Kuvendit që t’ia marrë mandatin Gruevskit pasi është bërë i padenjë për ta ushtruar funksionin e deputetit. Ndërkohë, Gjykata Penale e Shkupit ka dënuar ish kryeministrin me dy vite burg për shpërdorim fondesh në blerjen e një automjeti të blinduar për 600 mijë euro./abcnews.al
Kuvendi nuk i heq mandatin ish-kryeministrit Gruevski
schedule19:43 - 9 Nëntor, 2018
schedule 19:43 - 9 Nëntor, 2018