Maqedoni, Kuvendi i heq imunitetin ish-Kryeministrit Gruevski

schedule22:15 - 27 Nëntor, 2018

schedule 22:15 - 27 Nëntor, 2018

Kuvendi i Maqedonisë votoi pasditen e së martës me 62 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Seanca u zhvillua pa praninë e partisë më të madhe të opozitës, VMRO-DPMNE, që Gruevski drejtonte gjatë kohës që ishte kryeministër. Më herët gjatë ditës ishte komisioni i posaçëm parlamentar që i kishte hequr imunitetin ish-Kryeministrit të arratisur, me kërkesë të Gjykatës së Çështjeve Penale.

Kjo e fundit e kishte bazuar kërkesën e saj në një vendim gjyqësor të formës së prerë dhe në 4 akuza të tjera që rëndojnë ndaj Gruevskit. Gjatë mbledhjes, sërish në mungesë të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, kryetari i komisionit Pavle Bogoevski kritikoi institucionet që dështuan të parandalonin arratisjen e ish-Kryeministrit dhe kërkoi një hetim të hollësishëm për të identifikuar përgjegjësit. /abcnews.al