Gjykatësi për zbatimin e vendimeve Pajazit Pajaziti, nuk ka pranuar kërkesën e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, që t’i shtyhet afati për të vuajtur dënimin me burg. Kështu raportojnë mediat maqedonase. Pasi vendimi të dorëzohet, Gruevski ka afat prej 3 ditëve që të ankohet deri tek këshilli prej tre gjykatësve. Këta të fundit më pas do të marrin një vendin po brenda 3 ditëve. Nëse këshilli penal konfirmon vendimin e mëparshëm, atëherë vendimi bëhet i zbatueshëm. Gruevski javën e kaluar mori fletë udhëzimin që të paraqitet në burgun e Shutkës deri më 8 nëntor. Ai është dënuar me dy vite burg në rastin “Tanku”, më konkretisht për shpërdorim fondesh në blerjen e një automjeti luksoz të blinduar për 600 mijë euro./abcnews.al
Maqedoni, gjykata s’pranon arsyetimin e Gruevskit
schedule14:15 - 2 Nëntor, 2018
schedule 14:15 - 2 Nëntor, 2018