Maqedoni e Veriut, rikthehet në gjykim rasti i vrasjes së pesëfishtë ne liqenin e Smillkovës

schedule13:21 - 28 Tetor, 2019

schedule 13:21 - 28 Tetor, 2019

Dosja e vrasjes së pesëfishtë pranë liqenit të Smillkovës në Maqedoninë e Veriut, 7 vite më parë, rikthehet për gjykim. Gjykata supreme shfuqizoi dënimin me burgim të përjetshëm për 6 shqiptarë, të cilët ishin akuzuar për këtë rast.

Gjykata Themelore Penale në Shkup zhvillon të hënën një seancë e re për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smillkovës, më 12 prill të vitit 2012 i njohur si rasti “Monstra”, raportuan mediat në Maqedoninë e Veriut. Rasti gjendet në procedurë dëshmuese dhe lexohen mbi 133.000 mesazhe dhe transkripte të tjera, të propozuara si prova shtesë nga Prokuroria.

Për vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smilkovës më 12 prillit të vitit 2012, kur u vanë Kire Triçkovski, Filip Slavkovski, Cvetanço Atkovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, u dënuan me burgim të përjetshëm Alil Demiri, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata Supreme shfuqizoi në dhjetor të vitit 2017 aktvendimet dhe i liroi nga paraburgimi të dënuarit Agim Ismailoviq, Haki Azirin, Sami Lutën dhe Fejzi Azirin dhe u caktoi masë mbikqyrjeje. Pas shfuqizimit të aktvendimeve, rastin “Monstra” e mori prokuroria special dhe lënda është kthyer sërish në gjykim. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!