Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Maqedoni e Veriut, ministri i Brendshëm: 11 të arrestuar për shitblerje votash

schedule21:06 - 19 Tetor, 2025

schedule 21:06 - 19 Tetor, 2025

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë votuar këtë të dielë në raundin e parë të zgjedhjeve lokale për të zgjedhur kryetarët e komunave dhe këshilltarët komunalë në 80 komuna, plus në qytetin e Shkupit.

Votimi filloi në orën 07:00 dhe qendrat e votimit nisën të mbyllen në orën 19:00. Numërimi nis menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve dhe rezultatet e para dalin më pas.

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dalja në zgjedhje deri në orën 18:30 ishte 46.65 për qind.



Ndërkaq ministri i Brendshëm, Pance Toshkovski deklaroi se 11 persona janë arrestuar për shitblerje votash.

“Me krenari e them se zgjedhjet e sotme ishin më të qetat dhe më demokratiket deri më tani. Sot dëshmuam se kur instutucionet funksionojnë, demokracia është në rritje. Janë denoncuar 91 raste në gjithë Maqedoninë, shumica prej tyre kanë të bëj me blerjen e votës, fotografimin e votës, e kështu me radhë. Janë arrestuar 11 persona katër janë liruar ndërsa 7 të tjerët janë në procedurë e sipër”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!