Maqedoni e Veriut – Mali i Zi mbledhje të përbashkët qeveritare

schedule21:30 - 24 Maj, 2019

schedule 21:30 - 24 Maj, 2019

Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi nënshkruan 4 marrëveshje në fusha të ndryshme në mbledhjen e parë të përbashkët të dy qeverive. Të pranishëm, kryeministrat Zoran Zaev dhe Dushko Markoviç shprehen gatishmërinë për të bashkëpunuar edhe me vende të tjera të Ballkanit.

Autoritetet malazeze si mjaft të suksesshme e kanë vlerësuar seancën e përbashkët qeveritare Mali i Zi–Maqedonia e Veriut. Janë nënshkruar katër marrëveshje në fushat e mbrojtjes së Ambientit jetësor, shëndetësisë, Punëve të brendshme dhe mbrojtjes dhe këmbimit të të dhënave secrete. Kryeministri malazez Markoviq është zotuar se vendi I tij do të jep përkrahje në rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut drejt strukturave euro-atlantike.

Dushko Markoviç, kryeministër i Malit të Zi: “Mali i Zi angazhohet dhe shpreson se Maqedonia e Veriut së shpejti do t’i fillojë negociatat me BE-në dhe jemi të gatshëm të japim kontributin dhe përvojat tona, ashtu sic jemi duke bërë në planin e integrimeve euroatlantike. Gjithashtu rreth aderimit të Maqedonisë në NATO, Mali i Zi do të bëjë gjithcka që të lehtësojë këtë process dhe ta presë vendin si anëtare e 30-të të Aleancës”.

Mali i Zi është një ndër miqtë tanë të parë në procesin e anëtarësimit në NATO dhe BE-theksoi Kryeministri Zaev në konferencën e përbashkët të shtypit duke potencuar se këtë verë përfundimisht Maqedonia e Veriut pret datë të negociatave, sic tha, pas dhjetë rekomandimeve positive nga Komisioni Evropian.

Zoran Zaev, kryeministër i RMV-së: “Padyshim se nuk do të ndalemi këtu, do të vazhdojmë mëtej, kemi perspektiva të mëdha dhe dërgoj mesazhe miqësie tek vendet fqinje që kjo miqësi mes Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut të jetë një model dhe shembull edhe për vendet tjera, për shkak se, nëse vendet e Ballkanit bashkëpunojnë mes tyre, Perëndimi do të ketë respekt më të madh për ne”.

Kryeministrat Markoviq dhe Zaev kanë përshëndetur edhe punën e afaristëve në Biznes Forumin e organizuar nga Odat Ekonomike të dy vendeve dhe kanë inkurajuar biznesmenët dhe afaristët të përparojnë bashkëpunimin ekonomik mes kompanive./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!