Ali Ahmeti ka deklaruar se BDI do të dalë me kandidatin e vetë në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë. Por ai i ka shtrirë dorën e bashkëpunimit edhe partive Besa dhe Aleanca për Shqiptarët, për një kandidat të përbashkët.
Me 8 shkurt Kuvendi do të shpall zgjedhjet presidenciale, e nëse nuk arrihet pragu i daljes, kryetari i Kuvendit është i gatshëm ta merr përgjegjësinë që ia përcakton Kushtetuta, që ta kryej detyrën e Presidentit. Pas LSDM-së, edhe BDI doli me qëndrim se do të ketë kandidat. Kryesia e partisë e autorizoi kryetarin Ali Ahmetin për bisedimet dhe vendimin e fundit, e ai nuk e mbylli derën e bashkëpunimit përfundimisht. Madje paralajmëroi se do të bisedoj edhe me partitë shqiptare, edhe pse marrëdhëniet mes Ahmeti dhe Selës u prishen pasi ky i fundit u largua nga Qeveria.
Edhe Aleanca për Shqiptarët e përshëndet vendimin, por shpreson se ky vendim nuk ka ardhur pasi LSDM-ja ia ka mbyllur derën partisë së Ahmetit. Në vijë të ngjashme me Aleancën është edhe Bilall Kasami.
Nga BDI thonë se Ahmeti ende nuk është takuar me kryeministrin Zaev, por nuk treguan se kur do të ndodhë takimi. /abcnews.al