Maqedoni, Ali Ahmeti: Nuk heqim dorë nga presidenti konsensual

schedule09:02 - 9 Nëntor, 2018

schedule 09:02 - 9 Nëntor, 2018

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në emisionin Klan Debat të Klan Maqedonisë tha se ndryshimet kushtetuese duhet të përfundojnë nga muaji Janar. Ai nënvizoi se BDI nuk ka hequr dorë nga zgjedhja e presidentit konsensual. Zgjedhjet për këtë post zhvillohen vitin e ardhshëm.

Në emisionin e mbrëmshëm Klan Debat, përballë gazetarëve e analistëve politik kreu i ingristeve Ali Ahmeti ka folur për zhvillimet e fundit në vend. Kreu i integristëve Ali Ahmeti duke komentuar zhvillimet e fundit politike vlerësoi se Marrëveshja e Prespës është një hap shumë i rëndësishëm për vendin. Sipas tij i gjithë procesi rreth ndryshimeve kushtetuese konform kësaj marrëveshjeje, duhet të rrumbullaksohet nga mesi i janarit.

Ahmeti është shprehur kundër idesë për zgjedhje të parakohshme parlamentare duke vlerësuar se ata nuk janë zgjidhje për problemet aktuale. Ai shprehet se BDI akoma nuk ka hequr dorë nga presidenti konsensual, duke lënë të kuptohet se ka emra kandidatësh për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Ali Ahmeti, kryetar i BDI: “Zgjedhjet e parakohshme nuk janë zgjidhje për problemet aktuale, e sidomos për procesin e nisur tashmë. Në janar, Parlamenti grek do ta ratifikojë ftesën për në NATO, që pastaj të vazhdojë me vendet tjera. Është proces i pakthyeshëm. Nuk ka proces të lehtë, nuk ka zhvillime që mund të thuhet lehtësisht se janë kaluar, ka pasur debate nga më të ndryshmet, qoftë me pozitën apo opozitën, por gjërat kanë hyrën në binarë pa kthim dhe jam shumë i sigurt se 15 janari do të jetë rezultati i shumëpritur Përsëri them që do të gjejmë energji që zhvillimet të kapërcehen pa dhimbje dhe pa pasoja për proceset”.

Ahmeti u pronocua edhe rreth zhvillimeve në familjen e tij partiake pa përjashtuar mundësinë e riformatimit qeveritar.

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim duke komentuar formimin e Komisionit për pajtim theksoi se iniciativa është e kryeministrit Zoran Zaev. Ai shtoi se deputetët që votuan për nevojën e ndryshimeve kushtetuese, votuan me bindje dhe pa Pazar kurse Marrëveshja e Prespës nuk është e rëndësishme vetëm për Maqedoninë, por për të gjithë rajonin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!