Në raportin e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), bëhet me dije se nga fillimi i pandemisë e deri më 19 shtator në Maqedoninë e veriut janë riinfektuar me Covid 522 persona.
Nga ata që u infektuan përsëri, një person u infektua me koronë për herë të tretë, nënvizohet në raport. Ndërkohë që vetëm javën e kaluar janë raportuar 23 ri-infeksione.
Ndër të tjera në raport thuhet se javën e kaluar u regjistruan gjithsej 3340 raste të reja me Covid-19 nga një total prej 28,972 testesh. Gjysma e të infektuarve janë nga Shkupi.
Ka pacientë të regjistruar nga të gjitha moshat, dhe grupmosha më e zakonshme është mbi 60 vjeç./a bcnews.al