Shkatërrime të mëdha nga cikloni Chido, banorët e Maoytte: Duket si pasojë e një lufte bërthamore

schedule11:52 - 16 Dhjetor, 2024

schedule 11:52 - 16 Dhjetor, 2024

Banorët e Maoytte kanë folur për “skenat apokaliptike” të shkaktuara nga stuhia më e keqe në 90 vjet që goditi territorin francez të Oqeanit Indian. Cikloni Chido shkaktoi erëra me shpejtësi prej më shumë se 225 km/orë, duke rrafshuar zonat ku më të varfërit jetonin në kasolle me çati prej kallaji.

“Ne kemi tre ditë që nuk kemi ujë,” tha një banor i kryeqytetit, Mamoudzou. “Disa nga fqinjët e mi janë të uritur dhe të etur,” tha një tjetër.

Punonjësit e shpëtimit, duke përfshirë përforcime nga Franca, po pastrojnë mbeturinat në kërkim të të mbijetuarve. Prefekti lokal tha se numri i të vdekurve mund të arrijë në qindra.

Autoritetet thanë se kishin vështirësi për të përcaktuar numrin e vdekjeve për shkak të numrit të madh të migrantëve pa dokumente, mbi 100,000 në një popullsi prej 320,000.

Dëmtimi i gjerë i infrastrukturës, me linja të rrëzuara të energjisë dhe rrugë të pakalueshme, po pengon rëndë operacionet e emergjencës.

Ministri i Brendshëm francez Bruno Retailleau është planifikuar të vizitojë ishullin për të vlerësuar dëmet dhe për të koordinuar përpjekjet e mëtejshme të ndihmës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!