Manuel Neuer rrëfen për herë të parë problemin e tij: Kam kryer tre operacione në fytyrë

schedule17:56 - 2 Nëntor, 2022

schedule 17:56 - 2 Nëntor, 2022

Portieri i Bayern Munich dhe Gjermanisë, Manuel Neuer, ka zbuluar se i është nënshtruar tre operacioneve për kancer të lëkurës në fytyrë.

Lojtari 36-vjeçar, i cili është një nga portierët më të mëdhenj në historinë e sportit, tha se historia e tij e kancerit ishte forca shtytëse pas vendimit të tij për t’u bashkuar me kampionen e tre herë të tenisit, Angelique Kerber, për të nisur një trajtim të lëkurës.

“Ne të dy kemi një histori shumë personale të sëmundjeve të lëkurës. Në rastin e Angelique është hiperpigmentim i lidhur me diellin dhe në rastin tim është kanceri i lëkurës në fytyrën time, të cilën e kam operuar tashmë tre herë”, tha Neuer./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!