Dekreti, gazetari Dervishi: Përse Greqia u tërhoq nga 12 miljet

schedule19:22 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 19:22 - 29 Dhjetor, 2020

Një tërheqje shumë të papritur e ka cilësuar gazetari Ferdinand Dervishi dekretin e Greqisë, për t’u tërhequr nga zgjerimi me 12 milje në detin Jon.

Në studion e Radar Informativ me Jonida Shehun, duke u bazuar tek dekreti gazetari sqaroi se me anë të këtij akti shteti fqinj ka formalizuar vetëm mbylljen e gjireve detare, nga Korfuzi deri në kepin më jugor të Peloponezit. Ai tha se këto gjire të mbyllura janë njohur edhe në marrëveshjen e vitit 2009 që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

“Greqia ka mbyllur vetëm dy gjire. Me Shqipërinë në problemin e ndarjes së detit janë dy gjire që ndikojnë. Është gjiri i Korfuzit dhe një gji i vogël sipër. Këto dy gjire ndikojnë në hartat e mëtejshme që do duhet të ndërtohen.

Ky dekret për mua nuk ka ndonjë ndikim të madh. Ato dy gjire detare kanë qenë të mbyllura edhe në marrëveshjen e rrëzuar në 2009. Edhe ne kemi gjire të mbyllura. Ka një problem pasi në vitin 2008 Kuvendi jonë i ka bërë zero këto gjiret e mbyllura. Sot ne i kemi të mbyllur gjiret, por grekët janë në kohë për të thënë se nuk i keni mbyllur mirë. Do t’ju lutesha të gjithëve ta mbyllin këtë histori se grekët kanë nxjerrë flamurin e bardhë, janë tërhequr”, tha gazetari. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!