Manjati rus i naftës, Eugene Shvidler, një aleat miliarder i oligarkut Roman Abramovich, ka humbur apelin e tij kundër sanksioneve të Britania e Madhe me të cilat u godit pas pushtimit të Ukrainës.
Shvidler, i cili ka shtetësi të dyfishtë në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA dhe pasuria neto e të cilit vlerësohet në 1.6 miliardë dollarë, u sanksionua në mars 2022 për lidhjet e tij me Abramovich.
U sekuestruan edhe avionët privatë të manjatit, shkruan Sky News.
Avokatët e tij kishin argumentuar kundër vendosjes së sanksioneve vetëm për shkak të marrëdhënies së tij me ish-pronarin e Chelseat dhe i kërkuan Gjykatës së Apelit të anulonte vendimin.
Duke refuzuar ankesën, gjyqtari Rabinder Singh pranoi se sanksionet ishin “të rënda dhe të pafundme”, por jo joproporcionale./abcnews.al