Manjati rus gjendet i varur në shtëpinë e tij në Britani, disa ditë pas sulmit mbi Ukrainë! Dyshimet e policisë

schedule23:28 - 2 Mars, 2022

schedule 23:28 - 2 Mars, 2022

Manjati rus Mikhail Watford është gjetur i varur në garazhin e shtëpisë së tij në Britaninë e Madhe.

Trupi i pajetë i manjatit u gjet nga kopshtari i tij në Wentworth Estate në Virginia Water, Surrey.

Watford 66-vjeç ishte babai i 3 fëmijëve, ai e kishte ngritur pasurinë e tij nga rafineritë e naftës në Ukrainë, dhe më pas u transferua në Britani për të krijuar një firmë pronash.

Policia angleze po heton vdekjen e manjatin, pasi dyshohet se ai mund të ketë qenë pjesë e listës së zezë të rusëve.

Sipas një miku të familjes, “gjendja e tij shpirtërore mund të jetë ndikuar nga situata në Ukrainë.”

Koha e vdekjes së tij dhe pushtimi i Ukrainës nuk mund të jenë  një rastësi.

Një tjetër bashkëpunëtor i Watford tha: “Vdekja e tij ngre pikëpyetje. Pas të gjitha vdekjeve të tjera të dyshimta të shtetasve dhe bashkëpunëtorëve rusë në MB, është e natyrshme që do të ketë spekulime për vdekjen e tij.”

Ai dhe gruaja e tij estoneze, Jane, jetonin me dy fëmijët e tyre dhe një djalë më të madh nga martesa e tij e parë në një rezidencë prej 18 milionë dollarësh në Wentworth Wstate.

Watford ndryshoi mbiemrin e tij nga Tolstosheya pasi u transferua në Britani vitet 2000. /Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!