Manjati rus Abramovich apelon sanksionet e BE-së kundër tij

schedule11:05 - 12 Korrik, 2023

schedule 11:05 - 12 Korrik, 2023

Miliarderi rus Roman Abramovich do të apelojë sot kundër sanksioneve të Bashkimit Europian të vendosura ndaj tij pas luftës në Ukrainë, duke argumentuar se kufizimet u vendosën thjesht sepse ai është një personazh rus i njohur.

Pasi Presidenti Vladimir Putin urdhëroi dhjetëra mijëra trupa për të pushtuar Ukrainën më 24 shkurt, BE vendosi sanksione ndaj një zyrtari rus dhe një numri biznesmenësh rusë, ndërsa ngriu qindra miliarda dollarë asetesh ruse.

Në mars të vitit 2022, BE e përshkroi Abramovich, tani 56 vjeç, si një “oligark me lidhje të ngushta me Vladimir Putinin”.

Abramovich apeloi kundër sanksioneve të BE-së më 25 maj 2022 dhe të enjten do të ketë një seancë dëgjimore për apelin e tij para Gjykatës së Përgjithshme të Bashkimit Europian.

Sipas avokatëve të tij, sanksionet e BE-së janë të pabaza dhe janë vendosur thjesht sepse ai është një biznesmen i njohur rus. Abramovich, i cili gjithashtu ka nënshtetësi izraelite, ishte një nga biznesmenët më të fuqishëm pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.

Sipas Forbes, pasuria e tij neto është 9.2 miliardë dollarë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!