Jimmy Lai, miliarderi i Hong Kongut, është dënuar me gati 6 vite burg për mashtrim. Përveç dënimit me pesë vite e nëntë muaj, Lai u gjobit me 2 milionë dollarë Hong Kong, sipas BBC.
75-vjeçari sapo kishte dalë nga burgu për pjesëmarrje në një vigjilje të ndaluar vitin e kaluar për viktimat e masakrës së Sheshit Tiananmen në vitin 1989 në Kinë. Kina ka zbatuar ligjin e saj të gjerë të sigurisë kombëtare në qytetin e Hong Kongut, duke e bërë më të lehtë ndjekjen penale të protestuesve.
Ligji ka çuar në arrestimin e shumë aktivistëve të shquar të demokracisë.
Hong Kongu, një ish-koloni britanike, u kthye në sundimin e Kinës në 1997.
/abcnews.al