Manjati i kriptove humb 94% të pasurisë së tij brenda ditës

schedule08:46 - 10 Nëntor, 2022

schedule 08:46 - 10 Nëntor, 2022

CEO i shkëmbimit të kriptomonedhave FTX, Sam Bankman-Fried, i cili kishte një pasuri prej 16 miliardë dollarësh në fillim të kësaj jave,  humbi 94% të pasurisë të tij, sipas CNN.

Kjo shënon rënien më të madhe të pasurisë që ka përjetuar ndonjëherë një miliarder brenda një dite.

Humbjet e papritura të këtyre përmasave janë të zakonshme në mesin e njerëzve më të pasur në botë, por kurrë më parë një miliarder nuk ka humbur një pjesë kaq të madhe të pasurisë së tij brenda një dite.

Themeluesi i Meta Mark Zuckerberg humbi 29 miliardë dollarë më 3 shkurt, por pasuria e tij neto vlerësohej ende në 84.3 miliardë dollarë atë ditë.

Në nëntor 2021, CEO i Tesla Elon Musk humbi 50 miliardë dollarë në dy ditë kur pyeti përdoruesit e Tëitter nëse duhet të shesë 10% të aksioneve në industrinë e tij të automobilave por ai mbeti njeriu më i pasur në botë deri në fund të javës.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!