Manjati i mediave dhe i pasurive të paluajtshme Mohamed el-Amin është arrestuar me 8 janar, duke qëndruar në paraburgim, në pritje të hetimeve ndaj akuzave se ai ka ngacmuar seksualisht vajzat jetime.
Nëse ai shpallet fajtor do të dënohet me 25 vite burg. Rasti u bë publik pasi një faqe në Facebook akuzoi pronarin e grupit Al-Mustaqbal, ish-pronar i rrjetit televiziv CBC, për ngacmim seksual ndaj vajzave jetime.
Një burim gjyqësor tha për AFP të shtunën se “dëshmitarët konfirmuan dëshmitë e viktimave” gjatë hetimit, duke iu referuar vajzave në një jetimore në jug të Kajros. Sipas të njejtin burim në telefonin e biznesmenit, janë gjetur disa foto dhe regjistrime që tregonin qartazi ngacmimet seksuale.
“Ai abuzoi ndaj vajzave jetime, të cilat i sulmoi seksualisht dhe i kërcënoi se do ti dëbonte nga jetimorja nëse e denonconin”, thuhej në deklaratë.
Madje ai ftoi disa nga viktimat në shtëpinë e tij në Bregun e Veriut.
/abcnews.al