Për ish-ministrin e drejtësisë Ylli Manjani SPAK ka një fushë të gjerë veprimi dhe i është ngushtuar veprimtaria aty ku duhet ta këtë. Megjithatë sipas tij, SPAK duhet të ketë vetëm një qëllim luftën kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë por që sipas tij nuk po e bën.
“Një çështje ka SPAK dhe vetëm me këtë nuk merret. Merret me vendimet e Zamira Ramit në Gjirokastër e cila ka vendos shembjen e dy ndërtimeve për shkaka të një projekti zhvillimi dhe nuk merret me Erion Veliajn që shemb pa ligj Teatrin Kombëtar por jo është loja me dy standarde.
SPAK është një agjenci e posaçme , e kam thënë është monstruoze ne kuptim legal të fjalës. Ka në dorë të bej çfarë të doje, askush nuk është I mbrojtur. As privatësia nuk vlen para SPAK si një e drejtë themelore pasi transparenca e një zyrtari publik është më e rëndësishme . Ta lëmë SPAK-un të merret me këtë punë korrupsionin,” u shpreh ish-ministri për Vetting. /abcnews.al/