Manja: Vettingu shtylla kryesore e reformës në drejtësi, deputetët të votojnë pa dallim politik

schedule12:26 - 10 Shkurt, 2022

schedule 12:26 - 10 Shkurt, 2022

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja bënë  fjalën e tij ka komentuar procesin për zgjatjen e afatit të organeve të vettingut si një nga shtyllat kryesore të Reformës në Drejtësi.

Manja në fjalën e tij është shprehur se vettingu ka mbështetjen e plotë të ndërkombëtarëve ndaj do të ishte në nder të kuvendit nëse ai do të merrte 140 vota pa dallim politik.

Ndër të tjera ai ka theksuar se shtyrja e afatit deri në dhjetor të 2024 do të bëjë të mundur dhe mbylljen me sukses të gjithë çështjeve që u kanë ngelur pezull.

Katër kanë qenë shtyllat e reformës në drejtësi, Arkitektura e re e institucioneve të drejtësisë, shkolla e magjistraturës, Vettingu dhe edukimi i vazhdueshëm ligjor. Ky vizion gjithpërfshirës kishte për qëllim rikthimin e besimit te publikut dhe tashmë është realitet i prekshëm nga qytetarët shqiptarë. Reforma ka arritur një reformë të re tërësisht institucioneve. SPAK si organ për të hetuar korrupsionin në radhët e politikanëve dhe Byroja Kombëtare, për të vijuar me gjykatën Kushtetuese dhe gjykatën e Lartë.

Vettingu tashmë është jo vetëm i prekshëm por dhe i certifikuar tashmë pasi gjykata evropiane vendosi se ky është një proces i rregullt. Për shtyllën kryesore të reformës në drejtësi që është vettingu nuk ka më kthim pas. Pavarësisht vonesave që ka paraqitur si proces.

Shtyrja e afatit me dy vjet do të bëjë të mundur përfundimin e këtij procesi, pasi kjo garanton mbarëvajtjen e procesit të tij. ne garantojmë parimin e sigurisë juridike. Mosndryshimin e standarteve të procesit të vettingut. Me zgjatjen e procesit të vettingut plotësojmë dhe kërkesat e komisionit të vettingut.

Do ishte në nder të Kuvendit nëse ky proces do të merrte 140 vota pa dallim partish”, ka thënë  Manja.

Pse po kërkohet zgjatja e mandatit të këtyre organeve?

Organet e vettingut si Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit si edhe Komisioneri Publik, të tre institucione të ngarkuara për rishikimin e figurës së anëtarëve të Sistemit të Drejtësisë u miratuan në vitin 2016 me një mandat të caktuar. KPK dhe Komisioneri Publik kanë një mandat 5 vjeçar, kurse KPA ka një mandate 9-vjeçar.

Aktualisht është në përfundim mandati i anëtarëve të KPK-së dhe Komisionerit Publik. Sipas ligjit, mandati i tyyre përfundon në qershor 2022. Ligji parashikon që në rastet kur përfundon mandati i tyre, punën e KPK-së e bën Kolegji i Lartë i Prokurorëve për prokurorët dhe Kolegji i Lartë Gjyqësor.

Po ashtu detyrën e Komisionerit Publik e bën SPAK-u në rastet kur përfundon mandati i Komisionerit Publik, raporton abcnews.al.

Pra, puna për vetimin e punonëjsve të Sistemit të Drejtësisë nuk bllokohet, por komplikohet.

Ndryshimet e kërkuara nga 39 deputetët e PS-së lidhet pikërisht me KPK dhe Komisionerin Publik në mënryë që punën e tyre të mos e bëjnë organet e tjera.

Deputetët kërkojnë që mandati i tyre të zgjatet edhe me dy vite të tjera.

Deri më tani, organet e vettingut kanë përpunuar 60% të çështjeve dhe kanë mbetur 40% e çështjeve të tjera që nuk janë kryer.

Nga të dhënat rezulton se janë edhe 300 prokurorë, gjyqtarë dhe punonjës të administratës së prokurorive dhe gjykatave që nuk janë vetuar ende.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!