Efekti Ismet Munishi ka filluar të ndihet te Gjilani. Trajneri i njohur mori drejtimin e “Skifterave” më datë 12 mars. Dy fitore dhe një barazim në tre takimet me skuadrën e re për Munishin, djemtë e të cilit mposhtën 5-1 Besën e vendit të fundit.
IPKO Superliga e Kosova
Gjilani-Besa 5-1
(Çyrbja 25′, Useini 40′, Progni 60′, Hila 64′, Kazak 67′ / Tahiri (pen) 32′)
Arbër Çyrbja dhe Muhamedin Useini shënuan në pjesën e parë për vendasit, ndërsa “manita” u kompletua nga golat e Gerhard Prognit, Ardit Hilës dhe afrikanit Keita Razak. Ardit Tahiri ktheu në gol një penallti në pjesën e parë, duke barazuar përkohësisht për ekipin pejan.
Fitorja e sotme e konfirmon Gjilanin si forcë të katërt të IPKO Superligës, 14 pikë nën Prishtinën e një pozicioni më lart. Nga Gjilani në Gramsh, aty ku u luajt sfida e grupit A të Kategorisë së Dytë. Vendasit nuk ia dolën të thyejnë Adën e Velipojës.
Ndeshja përfundoi në barazim 1-1. Të dy golat u realizuan në pjesën e dytë. Frroku kaloi Adën në avantazh, por vendasit u përgjigjën me rrjetën e Ndojit. Vendi i pestë në renditje për Gramshin, ndëra velipojakët renditen dy pozicione më poshtë. /abcnews.al