“Manipulim të zgjedhjeve”, Lleshaj: S’preket adresa e vendvotimit, sfidoj cilindo, gjeni një rast

schedule12:47 - 22 Tetor, 2020

schedule 12:47 - 22 Tetor, 2020

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në fjalë e tij në Kuvend komentoi deklaratat për ndryshime të qendrave të votimit.

Çështje e cila ka marrë vëmendjen e aktorëve politikë.

Lleshaj hodhi poshtë akuzat, ndërsa theksoi se kushdo që ka një pretendim të tillë të sjellë raste konkrete.

 “Aludime dashakeqëse lidhur me manipulimin proceseve zgjedhore. I kam dëgjuar me përbuzje aludimet e papërgjegjshme. Kanë krijuar tym të panevojshëm.

Lexo edhe: Ndryshimet në ligjin për krimet e komunizmit, Alimadhi: Më kanë internuar 4-vjeç

Nuk është vendi të përgatiten alibi me këtë çështje. Me mijëra qytetarë janë zhvendosur dhe kanë përfunduar pa një adresë të saktë dhe për këtë po punohet për t’i dhënë çdo qytetari një adresë. Ne po përditësojmë adresën e vendbanimit, por nuk po prekim adresën e vendvotimit.

Lexo edhe: “Mos përdhosni historinë”, debat në Kuvend: Deputeti Ralf Gjoni përplaset me Vasilika Hysin

Sfidoj cilindo që pretendon se ka ndryshime të shkojë të gjejë një rast. Qendra e votimit të qytetarëve është ajo që ka qenë dhe nuk mund të ndryshojë pa kërkesën e paraqitjes nga qytetari. Ka raste qytetar që konstatojnë në regjistrin e adresave civile nga Saranda ka shkuar në Tiranë dhe krijojnë idenë së është ndryshuar adresa e vendvotimit. Kjo nuk mund të ndryshojë. I sfidoj ata që këtë  e shohin negativisht që të japin raste konkrete.

Ju sfidoj me një rast, denonconi një rast. Nuk mund ta gjeni alibinë për humbjen tek lista e zgjedhjeve. Të gjithë shqiptarët e dinë që është publikuar lista e zgjedhjeve. Të gjithë ta që dinë shkrim dhe këndim mund të verifikojnë emrin e tyre.

Asnjë qytetari nuk i është ndryshuar dhe nuk do t’i ndryshohet në mënyrë arbitrare vendvotimi sado që të vajtoni ju”, deklaroi Lleshaj.

/abcnews.al/