Liverpool nuk ia doli të fitonte Champions League përn herë të 7-të pasi Real Madrid fitoi minimalisht duke u shpallur edhe “mbretërit” e Europës.
Sadoi Mane duket se ka luajtur ndeshjen e fundit me fanellën e “The Reds” ndaj “Los Blancos”, ku pas ndeshjes sulmuesi senegalez ka paralajmëruar largimin nga “Anfield”.
“Dua të falënderoj tifozët për çdo gjë dhe trajnerin gjithashtu. I dëshiroj këtij ekipi gjitha të mirat në botë”, ishin fjalët e Manes që shumëkush po i interpretojnë si fjalë lamtumirëse.
Kujtojmë se në “pole-posicion” për shërbimet e Mane është Bayern Munich, i cili kohët e fundit është shumë afër me sulmuesin. /f.a/abcnews.al