Gjithçka ka marrë përmasa qesharake. Kupa e Kombeve të Afrikës ka mbi dy muaj që ka përfunduar, por verdiktet për të po bëjnë lëmsh gjithë kontinentin, dhe po krijojnë ilaritet e tallje në të gjithë botën.
Pasi Senegalit iu hodh titulli e iu dha Marokut për shkak të braktisjes së finales për 17 minuta, tashmë vjen seria tjetër e kësaj telenovele.
Konfereta Afrikane e Futbollit I kërkon sulmuesit senegalez, Sadio Mane, që të dorëzojë trofeun e çmimit të lojtarit më të mirë të turneut.
Siç bëjnë me dijë agjencijë e lajmeve, ish-ylli I Liverpulit dhe I Bajernit, ka refuzuar ta dorëzojë çmimin, duke e quajtur kërkesën të padrejtë, e duke e cilësuar veten si fituesi I vërtetë.
Nuk dihet se çfarë do të ndodhë, nëse Mane do të kandiset ta japë kupën, apo ndoshta Konfederata Afrikane do të detyrohet të prodhojë një kopje tjetër të saj për t’ia dhënë yllit të Marokut dhe të Realit, Brahim Diaz.
Tjetër debat ka shpërthyer për trofeun më të rëndësishëm të Kupës së Kombeve të Afrikës, atë të kupës së fituesit që në 18 janar iu dorëzua Senegalit.
Deri tani, senegalezët nuk e kanë dorëzuar për t’ia dhënë Marokut, dhe madje thuhet se e kanë kyçur në një repart ushtarak./abcnews.al


