Sulmuesi i Bayernit dhe Senegalit, Sadio Mane nuk e ka humbur ende shansin për të luajtur në Kupën e Botës në Katar.
Futbollisti 30-vjeçar u dëmtua në ndeshjen e fundit të Bundesligës kundër Werder Bremenit, për shkak të të cilit u zëvendësua tashmë në minutën e 20-të të takimit.
Mediat raportuan se për shkak të dëmtimit, Mane nuk ka gjasa të jetë në gjendje të ndihmojë kombëtaren e tij në Kupën e Botës, megjithatë, sipas RMC Sport, kjo është ende e mundur.
Timonieri senegalez Aliou Cisse do të përfshijë në skuadër liderin e Bajernit, edhe nëse ai rikuperohet vetëm para ndeshjes së fundit të fazës së grupeve.
Sadio Mane luajti 92 ndeshje për kombëtaren e Senegalit, në të cilat shënoi 33 gola. /G.D abcnews.al/