Sadio Mane është një nga lojtarët më të dashur të tifozëve të Liverpool. Sulmuesi senegalez është kthyer në yllin e skuadrës, teksa Jurgen Klopp e adhuron shumë. Afrikani ka një kontratë deri në vitin 2023 me “The Reds”, por ofertat e shumta nuk i mungojnë.
Keita Balde mendon se shoku i tij te kombëtarja e Senegalit nuk do të qëndrojë edhe shumë kohë te kampionët e Evropës. Në një prononcim për AS, sulmuesi i Monacos tremb tifozët e Liverpool dhe beson se Mane do të nisë një aventurë të re në të ardhmen.
“Brenda një ose dy viteve do të ndërrojë skuadër. Nuk besoj se Mane dëshiron të qëndrojë gjithë jetën te Liverpool. Sadio është një djalë inteligjent dhe e ka të qartë se çfarë duhet të bëjë. Klopp e dashuron shumë për atë që ka dhënë për Liverpool, por edhe klubi i ka dhënë shumë atij”, deklaron Keita Balde. /abcnews.al