Ish-sulmuesi i Juventusit Mario Mandzukic ka dhënë një intervistë për La Gazzetta dello Sport për problemet e Juventusit: “Të gjykosh nga jashtë nuk është e lehtë.
Por në futboll asgjë nuk zgjat përgjithmonë dhe dominimi i Juventusit gjithashtu ishte i destinuar të përfundonte herët a vonë. Klubi ka humbur disa liderë kryesorë, djem që dinin të fitonin vazhdimisht.
Është relativisht e lehtë të luash një lojë të shkëlqyer, por është e vështirë ta përsërisësh atë çdo javë dhe kjo është ajo që duhet të bësh për të fituar një Scudetto.
Juve ka ende shumë gjëra për të bërë, por duhet kohë për të ndërtuar një ekip, një karakter dhe për të fituar një skudeto. Jam i sigurt se herët a vonë ata do të kthehen në nivelin që duan tifozët”. /G.D abcnews.al/