Mandati i Xhaçkës/ Balluku: Asnjë ndryshim, nuk ka lidhje me emrin, por me procedurën

schedule12:24 - 28 Gusht, 2024

schedule 12:24 - 28 Gusht, 2024

Pasi Këshilli i Legjislacionit vendosi të martën t’i kaloj Parlamentit shqyrtimin e çështjes së Olta Xhaçkës, numri dy i qeverisë, Belinda Balluku u shpreh rreth vendimit dhe nëse brenda PS-së ka ndryshuar diçka në raport me vendimet kundër të mëpërshme.

 “Në datën 12 shtator është lënë një senacë ku do të njihen deputetët me zbardhjen e vendimit të kushtetueses. Nuk bëhet fjalë për ndryshim të asnjë qëndrimi të grupit socialist. Asnjë nga raportet nuk është prekur, si ai i mazhorancës dhe ai i opozitës, qëndrojnë të njëjtë me raportet fillestare”.

Partia Socialiste me atë cfarë do të ndodh në seancën e parë, pas asaj hapëse të 2 shtatorit, do të ndjek procedure, për cështje të tilla, u shpreh zv.kryeministrja.

Bëhet fjalë për një procedurë parlamentare duke pasur kontestime nga palë opozitare është ndjekur një rrugë ligjore dhe ne do dalim me një produkt që nuk ka lidhje me emrin e përveçëm, por ka lidhje me procedure”

Balluku shtoi se vendimi që do të merret, pas kërkesës së Kushtetuese për ta shqyrtuar mandatin e Xhaçkës, nuk duhet të lidhet direket me emrin e përvecëm.

 “Unë dua të theksoj se nuk bëhet fjalë për një emër të përveçëm dhe emrat e përveçëm nuk duhet të përdoren në këtë mënyrë duke krijuar problematika të pavërteta”.

Ajo çfarë parashikon ligji dhe socialistët të martën në Këshillin e Legjislacionit e aprovuan atë që lexoi kryetarja e këtij organi, demokratja Dhurata Cupi, është që deputetët japim vetëm votën “pro” dërgimit në Gjykatën Kushtetuese, të mocioneve që kanë të bëjnë me verifikimin e mandatit të deputetëve, kur ka dyshime se kanë shkelur ligjin që ndalon përfitimet nga buxheti i shtetit.

Edhe vetë Gjykata Kushtetuese dhe kryerja Olta Zacaj, dy herë i ka kërkuar Parlamentit, dërgimin në gjykatë të mandatit të Xhaçkës, për ta shqyrtuar./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!