Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mandati i Vullnet Sinajt/ Koçi: Do votoj kundër, një luftë politike e opozitës për vëmendje

schedule13:29 - 17 Janar, 2025

schedule 13:29 - 17 Janar, 2025

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi thotë se do votojë kundër heqjes së mandatit të kolegut socialist, Vullnet Sina.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Koçi u shpreh se nuk ka konflikt interesi me mandatin e Sinajt.

Sipas Koçit, kjo është një luftë politike e opozitës për vëmendje.

“Unë do votoj kundër, siç kam votuar kundër edhe në rastin e parë. Rasti është minor, deputeti nuk është i përfshirë drejtpërdrejt, por është i përfshirë indirekt. E gjykoj si luftë politike të opozitës, sikur po lufton konfliktin e interesit. Në këtë rast nuk është i tillë. Diskutohet që kompanitë ku zoti Sina është aksioner, ka vepruar duke bërë shitje në site shtetërore”, theksoi ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!