Mandati i gjyqtares Kushtetuese/ Kushtetuesja duhet të shpallë vakancën për vendin e Holta Zaçajt

schedule10:27 - 10 Dhjetor, 2024

schedule 10:27 - 10 Dhjetor, 2024

Për të nisur procedurën e emërimit të anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, Gjykata e Lartë, ashtu si e çdo organ tjetër emërtese, është e varur nga data e saktë e përfundimit të mandatit të gjyqtarit të emëruar prej saj.
Holta Zaçaj është zgjedhur nga Gjykata e Lartë, si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, në datën 16.01.2023, në vendin vakant që i përkiste mandatit që kishte ushtruar  Vitore Tusha, si gjyqtare në detyrë, mandat i cili, referuar njoftimeve për hapjen e garës, por edhe vendimit të Gjykatës së Lartë, përfundon në datën 10 mars 2025.

Gjithashtu në dispozitivin e vendimit nr. 2, datë 16.01.2023 të Gjykatës së Lartë për zgjedhjen e Holta Zaçaj është përcaktuar zgjedhja e saj si anëtare e Gjykatës Kushtetuese “me mandat të pjesshëm, deri në kryerjen e ripërtëritjes në vitin 2025”.
Referuar nenit 9 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, jo më vonë se 3 muaj përpara përfundimit të mandatit të një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese… njofton organin emërtesë për vendin vakant.”

Referuar këtij rregullimi ligjor, Gjykata Kushtetuese duhet të deklarojë mbarimin e mandatit të Zj. Holta Zaçaj jo më vonë se data 10.12.2024.
Pas kësaj date, Kryetari i Gjykatës së Lartë duhet të shpall garën për zgjedhjen nga Gjykata e Lartë të anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese me mandat të plotë 9 vjeçar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!