Vasil Shkurtaj i dha fund aventurës 1.5-vjeçare me Kukësin në fund të sezonit dhe tani është lojtar i lirë. Sulmuesi, i cili realizoi 22 gola në kampionat me ekipin verilindor sezonin e fundit, dëshiron të luajë në një kampionat jashtë Shqipërisë.
Esad Mehmedovic dhe Florin Ruse janë dy agjentë që pretendojnë se kanë marrë mandat nga sulmuesi shqiptar për të operuar në Bullgari dhe Rumani, diçka që nuk është aspak e vërtetë. Me anë të një postimi në “Instagram”, Shkurtaj e cilëson fals mandatin e përfunduar në duart e dy agjentëve.
View this post on Instagram
Ai menaxhohet nga agjencia Sportfront GmbH, që ka denoncuar dy agjentët e sipërpërmendur në Federatat e Bullgarisë dhe Rumanisë. “As emri im nuk është i saktë në mandat, lërë pastaj ‘firma’ time“, shkruan 28-vjeçari nga Vlora. /abcnews.al