Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mancini: Zgjedhja e formacionit shumë e vështirë, sot nuk u dalluan 8 ndryshimet

schedule20:58 - 20 Qershor, 2021

schedule 20:58 - 20 Qershor, 2021

Italia erdhi me 8 ndryshime sot dhe arriti të fitojë ndaj Uellsit me shifrat 1-0, duke e mbyllur grupin me 9 pikë dhe u kualifikuar nga vendi i parë për fazën e 1/8-ave të Euro 2020. Pas ndeshjes shumë i kënaqur ishte trajneri i të kaltërve, Roberto Mancini.

“30 ndeshje pa humbje? Është mirë të barazoj një legjendë si Pozzo, por ai ka trofe më të rëndësishëm se 30 ndeshjet, e lëmë këtë temë më mirë. Sot jam i lumtur sepse djemtë bënë shumë mirë, nuk ishte e lehtë sepse ishte shumë nxehtë.

Nuk u dallua shumë që kishim bërë 8 ndryshime. E merituam fitoren. Do të kisha bërë ndryshime edhe nëse loja do ishte vendimtare, më duhej forcë e freskët sot. Vështirësitë për të zgjedhur formacionin? Gjithmonë ka qenë problem, tani do jetë më e vështirë. Ka lojtarë që kanë kapur forma të mirë, do jetë zhgënyese të lë dike jashtë për atë që kanë dhënë deri më tani.

Të besosh te të gjithë është e rëndësishme. Chiesa? Me ne ka luajtur gjithmonë në të djathtë dhe ka shprehur formë të mirë. Prirem t’i ndryshoj krahët herë pas here për të vënë kundërshtarët në vështirësi”, u shpreh Mancini. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!